Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të motit, temperaturat nuk pritet të arrijnë nivelin që kërkon zbatimin e kufizimeve të përkohshme.
Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të kushteve meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim.




