Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Kosova po zhytet në një krizë të thellë ekonomike. Sipas saj e gjithë kjo po ndodh derisa institucionet po vazhdojnë të jenë të bllokuara nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe aleatët e tij.
Shefja e Grupit Parlamentar LDK-së dhe ish-ministrja Bajrami ka përmendur edhe ngritjen e çmimit të rrymës për bizneset dhe mungesën e investimeve kapitale nga Qeveria.
Bajrami ka akuzuar Kurtin se ka faktorizuar Listën Serbe dhe sipas saj, Kurti dhe Lista Serbe janë bërë aleatë në bllokimin e institucioneve të Kosovës.





