Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar politikat ekonomike të qeverisë, duke thënë se në vend të uljes së barrës tatimore, qytetarët janë përballur me rritje të çmimeve të energjisë dhe naftës.
Hoti ka krahasuar situatën në Kosovë me disa vende të BE-së dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku sipas tij janë marrë masa për të lehtësuar koston e jetesës për familjet.
Ai ka paralajmëruar se rritja e çmimeve të produkteve bazë mund të ndikojë në uljen e shpenzimeve për arsim, shëndetësi dhe nevoja të tjera të rëndësishme, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta.
Sipas Hotit, qeverisja e mirë nuk matet vetëm me të hyrat e shtetit, por me mirëqenien e qytetarëve.




