Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka pritur Qemal dhe Kozeta Zylo, themeluesit e televizionit “Alba Life” dhe Shkollave Shqipe “Alba Life” në Nju Jork.
Haxhiu vlerësoi punën e tyre shumëvjeçare në mësimin e gjuhës shqipe, ruajtjen e kulturës dhe forcimin e lidhjeve të diasporës me atdheun.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre, Haxhiu i ndau Qemal Zylos Medaljen Presidenciale të Meritave, ndërsa të dyve u dha mirënjohje për angazhimin në zhvillimin e arsimit shqip në diasporë.




