Deputetja e zgjedhur e LVV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se Vjosa Osmani nuk ka mbështetje të plotë për t’u konsideruar kandidate konsensuale për presidente.
Në një intervistë për Radio Dukagjinin, ajo deklaroi se për këtë pozitë nevojitet një pajtim më i gjerë politik dhe se emri i presidentit duhet të dalë nga negociatat mes partive dhe deputetëve.
Nagavci tha se LVV ka emra të mundshëm për këtë post, ndërsa theksoi se zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve politike në Kuvend.




