Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat për shpenzimet zyrtare të realizuara gjatë periudhës prill–qershor 2026, duke theksuar se publikimi është bërë në kuadër të transparencës ndaj qytetarëve.
Sipas njoftimit të Presidencës, shpenzimet për aktivitetet e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kabinetit të saj gjatë kësaj periudhe kapin vlerën prej 12 mijë e 421.39 euro.
Kjo shumë përfshin periudhën nga 4 prilli 2026, kur Haxhiu mori detyrën e ushtrueses së detyrës së Presidentes, deri më 30 qershor 2026.
Nga Presidenca kanë bërë të ditur se për çdo informacion shtesë apo sqarim lidhur me këto të dhëna, mediat dhe palët e interesuara mund t’i drejtohen institucionit.
Në njoftim thuhet se publikimi i të dhënave synon të sigurojë informim të saktë dhe të plotë për publikun, duke shmangur interpretimet e pjesshme apo nxjerrjen e shifrave jashtë kontekstit.




