Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, i shoqëruar nga drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneralbrigade Thomas Schulte-Borgelhoff, zhvilloi një takim në selinë e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (EMA) në Prishtinë.
Ata u pritën nga drejtori ekzekutiv i EMA-s, Shefki Abdullahu, dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli.
Gjatë takimit u diskutua bashkëpunimi në fushën e menaxhimit të emergjencave, me theks te koordinimi dhe mbështetja e ndërsjellë në reagimin ndaj situatave emergjente.
Palët riafirmuan angazhimin për forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e kapaciteteve për reagim të shpejtë dhe menaxhim sa më efektiv të emergjencave.




