Menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli ka kritikuar caktimin e seancës konstituive të Kuvendit më 6 gusht, duke e cilësuar si veprim të vonuar dhe të papërgjegjshëm institucionalisht.
Sipas tij, kjo datë ndikon drejtpërdrejt në afatin kushtetues 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Cakolli ka bërë të ditur se ky afat nis pas konstituimit të Kuvendit, ndërsa dita e fundit për zgjedhjen e Presidentit do të ishte 5 tetori.
Ai ka paralajmëruar se në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit në këtë periudhë, Kosova mund të përballet me një situatë të ndërlikuar institucionale, me rrezik për mungesë të funksionimit të disa institucioneve kryesore.




