Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e rizgjedhur të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.
Kurti e ka uruar Hykollin për mandatin e ri dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave, me qëllim të mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të punëtorëve.
Sipas Kurtit, Qeveria mbetet e angazhuar për përmirësimin e kushteve të punës përmes masave si rritja e pagës minimale, formalizimi i tregut të punës, shtimi i numrit të inspektorëve dhe përmirësimi i legjislacionit në këtë fushë.




