Përfaqësuesja e Kosovës U18 në basketboll ka përmbyllur me sukses fazën e grupeve në FIBA EuroBasket U18, Divizioni C.
Dardanët e rinj kanë regjistruar tri fitore në tri ndeshje, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të garës.
Në fazën tjetër, Kosova do të përballet me Shqipërinë në një duel mes dy përfaqësueseve shqiptare.
Ndeshja zhvillohet të shtunën në orën 18:00 në Shkodër, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë kalimin në finalen e turneut.




