Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion kontrolli në disa biznese në rajonin e Mitrovicës.
Gjatë këtij aktiviteti janë inspektuar gjithsej 29 biznese, ndërsa në 27 prej tyre janë evidentuar një ose më shumë shkelje.
Sipas ATK-së, parregullsitë e hasura kanë të bëjnë me moslëshimin e kuponëve fiskalë, mungesën e arkave fiskale, mosregjistrimin e bizneseve apo punëtorëve, si dhe mosmbajtjen e librave dhe evidencave të nevojshme.
ATK ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në terren me qëllim të zbatimit të ligjeve tatimore dhe sigurimit të një trajtimi të barabartë për të gjitha bizneset.




