Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 56-të këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendime për numrin e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave votuese që do të shtypen për Zgjedhjet Lokale 2025.
Sipas vendimit të KQZ-së, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave do të shtypen 1,800,410 fletëvotime njëjtë edhe 1,800,410, edhe për zgjedhjet për Kuvende Komunale.
Në këtë numër përfshihen fletëvotimet për vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, Votimin e Personave e Nevoja të Veçanta, fletëvotimet rezervë dhe për votimin me postë.
Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës, do të organizohet në 938 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 2,571 vendvotime dhe 38 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 54 vendvotime.




