Kombëtarja e Spanjës ka bërë një veprim skandaloz, duke iu referuar shtetit të Kosovës si “territor”, për ndeshjen që do të zhvillohet sonte ne Stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 19:00.
Kosova U21 sonte (e martë) do të luajë kundër Spanjës në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Evropianit U21.
Në paralajmërimin e ndeshjes nga kombëtarja e Spanjës, ata i janë referuar Kosovës si “territor”, duke refuzuar që ta njohin si shtet.





