Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një reagim në Facebook tha se “as shumica, e as pakicat etnike” nuk kanë të drejtë të bllokojnë konstituimin e institucioneve.
Gashi i bëri thërrje Gjykatës Kushtetuese “të gjykojë drejtë” dhe të mos krijojë precedente.
“Askush nuk ka të drejtë të mbajë peng Kuvendin me teke politike – as shumica, as pakicat etnike. Siç partia e parë fiton të drejtën për të propozuar dhe obligimin për të bërë shumicë, edhe pakicat kanë detyrimin të bashkëpunojnë dhe të gjejnë kandidatin e pranueshëm. Kosova ka nevojë për institucione që punojnë, jo për kriza të prodhuara me qëllim”, shkroi ai.





