Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj deklaratës së Dejona Mihalit pas zhvillimeve të fundit politike.
Sadiku ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se, ndërsa kryeministri në detyrë Albin Kurti fton partitë për dialog, Mihali i akuzon kundërshtarët politikë për afërsi me Listën Serbe.
Sipas Sadikut, kjo qasje është pjesë e një strategjie që, sipas tij, synon përçarjen politike dhe dobësimin e demokracisë.
“Kurti po thotë: ‘Hajde, ulu në tavolinë’. Dejona po thotë: ‘Ju jeni me Listën Srpska’”, ka shkruar Sadiku.
Ai ka akuzuar Vetëvendosjen se përmes këtyre veprimeve synon, sipas tij, kapjen e institucioneve dhe degradimin e demokracisë.




