Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës.
Zelensky ka deklaruar gjatë vizitës në Beograd se politika e Ukrainës për Kosovën nuk ka ndryshuar.
Pacolli e ka cilësuar këtë qëndrim si zhgënjyes, duke theksuar solidaritetin e Kosovës me Ukrainën dhe popullin ukrainas gjatë luftës.
“Deklarata juaj se qëndrimi i Ukrainës ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar është thellësisht zhgënjyese”, ka shkruar Pacolli, duke shtuar se Kosova ka qenë vazhdimisht solidarizuese me Ukrainën.
Ai ka shprehur keqardhje që, sipas tij, ky solidaritet nuk është reflektuar në qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës.




