Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar reagim ndërkombëtar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.
Në Konferencën e Ambasadorëve të Kosovës, Haxhiu tha se një ndërhyrje e tillë do të mund të rrezikonte sigurinë ujore, energjetike dhe mjedisore të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e sistemit Ibër-Lepenc dhe liqenit të Ujmanit.
Ajo u ka bërë thirrje diplomatëve kosovarë që t’i informojnë qeveritë e vendeve ku shërbejnë dhe të kërkojnë vëmendje ndërkombëtare ndaj këtyre deklaratave.
Haxhiu foli edhe për raportet me Serbinë, duke kërkuar përgjegjësi për sulmin në Banjskë, personat e zhdukur dhe krimet e luftës. Ajo kërkoi gjithashtu që Serbia të hapë arkivat për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.




