Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për dialog dhe marrëveshje mes partive politike për të shmangur tensionet dhe zgjedhjet e parakohshme.
Haxhiu tha se pas situatës së krijuar në Kuvend, partitë duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje që mundëson funksionalizimin e institucioneve.
Ajo theksoi se zgjedhjet e reja nuk janë në interes të vendit, ndërsa kërkoi që partitë të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje politike.
Sa i përket pretendimeve për shkelje të Kushtetutës, Haxhiu tha se vlerësimin përfundimtar duhet ta japë Gjykata Kushtetuese.
Sipas saj, marrëveshja është mënyra më e mirë për të shmangur bllokadat dhe zgjedhjet e parakohshme./EO/




