Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Vetëvendosjen, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës dhe paralizim të institucioneve.
Ajo ka reaguar pas deklaratave të Glauk Konjufcës, duke thënë se brenda një muaji, sipas saj, janë shpërfillur Kushtetuta, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit.
Deliu-Kodra ka deklaruar se këto veprime nuk dëmtojnë vetëm institucionet, por edhe rendin kushtetues të Kosovës.
“Kur shkelen Kushtetuta, vendimet e Gjykatës dhe rregullat e Kuvendit, po dëmtohet vetë rendi kushtetues”, ka shkruar ajo.




