Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim drejtorin e Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.
Në takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në parandalimin, zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale që cenojnë interesat ekonomike dhe financiare të Kosovës.
Palët janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta, me synim rritjen e efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit.




