Shoqata “Fermerët Kosovarë të Qumështit” ka reaguar për rastin e Qumështores VITA, duke kërkuar sqarime nga institucionet për mënyrën e trajtimit të situatës.
Shoqata thotë se në analizat e qumështit të VITA-s nuk është konstatuar vaj palme dhe se zhvillimet e fundit kanë dëmtuar fermerët që furnizojnë këtë qumështore.
Sipas tyre, VITA ka grumbulluar rreth 21 milionë litra qumësht gjatë vitit 2025 dhe 9.5 milionë litra vetëm në katër muajt e parë të vitit 2026.
Fermerët kërkojnë më shumë transparencë dhe mbështetje institucionale, duke theksuar se goditja ndaj prodhuesve vendorë ndikon drejtpërdrejt edhe te familjet që jetojnë nga prodhimi i qumështit./EO/




