Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është mbledhur për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe situatën e krijuar rreth funksionimit të institucioneve.
Para mbledhjes, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se një nga temat kryesore do të jetë, sipas tij, shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës.
Lushtaku deklaroi se kriza politike po zgjatet dhe se vendi po përballet me një situatë ku, sipas tij, shkeljet kushtetuese janë bërë të përsëritshme.
Ai tha se PDK-ja do të shqyrtojë edhe hapat që mund të ndërmerren përballë kësaj situate, duke lënë të hapur mundësinë për veprime përtej adresimit të çështjeve në Gjykatën Kushtetuese.
“Do të diskutojmë shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës dhe hapat që do të ndërmarrim karshi këtij ngërçi politik”, u shpreh Lushtaku.
Sipas tij, dërgimi i çështjeve në Gjykatën Kushtetuese nuk është zgjidhja e vetme, ndërsa PDK-ja pritet të përcaktojë në mbledhje veprimet e mëtejshme politike.




