Policia ka sekuestruar tri armë zjarri gjatë vikendit në Deçan, Istog dhe Junik.
Në Deçan, pas raportimit për të shtëna në një aheng, policia sekuestroi një armë, një karikator dhe tri gëzhoja.
Në Istog u gjet një pistoletë, një karikator dhe katër fishekë, ndërsa në Junik u sekuestrua një pistoletë, një karikator dhe dy fishekë.
Të dyshuarit u arrestuan dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit u liruan në procedurë të rregullt.
Policia ka apeluar te qytetarët që të mos përdorin armë gjatë ahengjeve dhe festimeve.




