Këngëtari Labinot Tahiri ka bërë të ditur se së bashku me artistin 2 Ton kanë dhuruar 5 mijë euro për të ndihmuar Roelin e Shpatit dhe familjen e tij.
Tahiri ka kontribuar me 4 mijë euro, ndërsa 2 Ton me 1 mijë euro.
Ai ka ftuar edhe qytetarët që, sipas mundësive, të kontribuojnë për Roelin, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe bamirësisë.
“Besoj në popullin tim shqiptar dhe në dorën e tyre bujare”, ka shkruar Tahiri.




