Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 13 raste të reja të fruthit gjatë javës së fundit, duke e çuar në 112 numrin total të rasteve të regjistruara.
Sipas IKShPK-së, vetëm nga 10 korriku deri më 10 gusht janë konfirmuar 50 raste të reja. Numri më i madh është në Prishtinë me 37 raste, pasuar nga Fushë-Kosova me 29 dhe Ferizaj me 12 raste.
Në komunat me më shumë raste janë intensifikuar aktivitetet e vaksinimit. Gjatë javës së fundit janë vaksinuar 147 fëmijë që kishin vonesa në vaksinimin me MMR.
IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që në rast të simptomave të fruthit të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore, ndërsa ka theksuar se vaksinimi mbetet mënyra kryesore për parandalimin e sëmundjes.




