Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar katër dëshmorët e UÇK-së, Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, në 28-vjetorin e rënies së tyre.
Ata ranë më 10 gusht 1998 gjatë luftimeve me forcat serbe në rajonin e Junikut.
Kurti ka shprehur respekt për katër luftëtarët, duke theksuar se ata mbeten pjesë e kujtesës dhe historisë së Kosovës.
“Lavdi luftëtarëve të lirisë Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Kurti.




