Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila ka zbuluar ofertën e fundit për NISMA-n nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo për ATV tha se partia Nisma Socialdemokrate ka refuzuar të kenë një propozim për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
“Parashihet edhe me Rregullore te Kuvendit që nëse kryetari i Kuvendit është burrë, nënkryetari duhet të jetë i gjinisë tjetër, nënkryetarja apo nënkryetari i parë i Kuvendit dhe në të kundërtën nëse është grua, duhet të jetë burrë nënkryetari i parë i Kuvendit. Prandaj, në këtë aspekt, pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, Nisma Socialdemokrate nuk i është përgjigj ofertës që të propozojë njërën nga dy deputetet e kësaj partie në Kuvendin për nënkryetare”, tha ajo.




