Autoritetet gjyqësore të Serbisë kanë caktuar 30 ditë paraburgim ndaj shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte të vitit 1999.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se rasti është përcjellë te Delegacioni i BE-së në Serbi dhe te vendet e Quint-it, me kërkesë për vëmendje dhe mbështetje në mbrojtje të të drejtave të Maxhunit.
Ambasadori i Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, është në kontakt me familjen e tij, ndërsa përmes Zyrës Ndërlidhëse pritet të kërkohet leje për vizitë gjatë javës së ardhshme.
MPJD-ja ka bërë të ditur se do të vazhdojë ta monitorojë rastin dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme diplomatike.




