Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj deklaratës së kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvend.
Ramadani ka ngritur pyetje se çfarë skenari ka paralajmëruar Dehari, duke i cilësuar deklaratat e tij si shqetësuese.
Ai ka kërkuar që Dehari të japë sqarime për deklaratën dhe ka thënë se duhet të përgjigjet edhe para organeve të drejtësisë.
“Për çfarë skenari po paralajmëron Avni Dehari?”, ka shkruar Ramadani.




