Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka bërë thirrje kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, që të kontribuojë në konstituimin e Kuvendit dhe në funksionalizimin e institucioneve.
Ajo ka akuzuar Kurtin se po e mban shtetin peng dhe ka kërkuar ndaljen e, siç e ka quajtur, bllokadës institucionale.
“Albin Kurti, nuk ke mandat ta mbash shtetin peng! Hajde në Kuvend, ndale bllokadën dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Ajo ka theksuar se Kushtetuta duhet të jetë mbi interesat politike dhe se institucionet e Kosovës nuk duhet të sakrifikohen për kalkulime politike.




