Barcelona mund të heqë dorë nga transferimi i Julian Alvarez nëse gjatë kësaj jave nuk ka zhvillime konkrete.
Klubi katalanas pret një takim mes drejtorit të Atletico Madridit, Miguel Ángel Gil Marín, dhe sulmuesit, me shpresën se biseda mund të ndikojë në të ardhmen e tij.
Nëse nuk ka përparim, Barcelona pritet të fokusohet te alternativat e tjera për sulmin, ndërsa Deco tashmë po shqyrton disa emra.




