Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar sërish kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.
PDK ka propozuar që seanca të vazhdojë nesër, më 18 gusht, nga ora 11:00.
Në letrën drejtuar Deharit, PDK-ja thekson se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit kushtetues ka krijuar një situatë të rëndë institucionale dhe kërkon respektimin e afateve dhe procedurave të përcaktuara.




