Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për sigurinë në trafik dhe aktivitetet policore.
Gjatë kësaj periudhe është shënuar 1 aksident me fatalitet, 30 aksidente me të lënduar dhe 60 me dëme materiale.
Policia ka shqiptuar gjithsej 2,629 gjoba trafiku, ndërsa ka arrestuar 26 persona. Prej tyre, 17 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.




