Ish-kryediplomatja e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se zbatimi i Kushtetutës duhet të jetë prioritet, para ndarjes së pushtetit mes pozitës dhe opozitës.
Tahiri ka kritikuar LDK-në për qëndrimin ndaj, siç e ka quajtur ajo, shkeljeve kushtetuese nga partia fituese.
Ajo ka theksuar se LDK-ja, sipas saj, ka qenë vazhdimisht konsekuente në mbrojtjen e parimeve kushtetuese që nga themelimi i saj.




