Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se hedhja e vezëve ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ishte një aksion spontan dhe simbolik.
Kadrijaj mohoi se pas veprimit të saj kishte ndonjë skenar apo organizim politik, duke thënë se qëllimi ishte kërkesa për respektimin e Kushtetutës së Kosovës.
Ajo e cilësoi si “manipulim” përdorimin e këtij rasti nga Lëvizja Vetëvendosje për të arsyetuar mospjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit.
“Ky aksion ka qenë krejt spontan. Nuk ka pasur skenar tjetër apo organizim tjetër. Ishte një aksion simbolik, me qëllim që ky njeri të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Kadrijaj./EO/




