Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kritikuar mosfunksionimin e Kuvendit, duke thënë se problemet e qytetarëve po detyrohen të adresohen në rrugë.
Ajo u shpreh se bujqit po përballen me vështirësi për shkak të rënies së çmimeve të produkteve, kostove të larta dhe vonesave në subvencione.
Hoxha theksoi se Kuvendi duhet të funksionalizohet për të garantuar llogaridhënie për politikat dhe shpenzimin e taksave të qytetarëve.




