Gjykata Themelore në Pejë ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.
Vendimi për këtë rast pritet të shpallet më 24 gusht, në ora 14:30.
Gjatë rigjykimit janë shqyrtuar provat e administruara në proces. Në seancën e sotme, gjykata ka administruar si provë edhe një video-incizim ku shihet Kreshnik Mehmetaj duke gjuajtur me armë në një bjeshkë të Deçanit.




