Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për, siç tha ajo, shmangie nga përgjegjësia për të sqaruar pasojat në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit, raporton Ekonomia Online.
“Gjykata Kushtetuese nuk mund të shpall zgjedhje këtë kompetencë e ka presidentja Osmani, kushtuese me aktgjykimet që ka nxjerrë ka thënë se kuvendi duhet të konstitutohet brenda 30 ditëve, ndonëse nëse e shohim kushtetutën nuk thuhet shprehimisht ashtu”.
Ne kemi pritur që në aktgjykimin e fundit gjykata të na tregojë se çfarë do të ndodh nëse nuk arrijnë të konstitohet Kuvendi, ata nuk e bënë të dhe nuk e di pse i ikin prej përgjegjësive, sepse duhet të tregoni edhe pasojat.
Për ne Kuvendi në momentin i ka zgjedhur nënkryetarët e tjerë është konstituar sepse janë zgjedhur shumica e anëtarëve të kryesisë së Kuvendit.
“Ne jemi të gatshëm për zgjedhje pa dyshim”, ka theksuar ajo.




