Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion në Deçan, ku janë arrestuar dhe ndaluar pesë persona të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.
Gjatë kontrollit në një lokal janë sekuestruar letra/karta loje, pesë telefona mobilë dhe 1,615 euro para të gatshme.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa prokurori i rastit pritet të ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore.




