Policia e Gjakovës ka identifikuar dhe gjobitur drejtuesin e një kombi, pasi pamjet e publikuara në rrjete sociale treguan vozitje të rrezikshme në fshatin Bërnjak të Rahovecit.
Shoferi kishte ndërruar shiritin në mënyrë të pakontrolluar, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Për shkeljen, më 21 gusht atij iu shqiptua gjobë prej 100 eurosh dhe një pikë negative.
Policia u ka bërë thirrje shoferëve të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin veprimet që rrezikojnë sigurinë në rrugë.




