Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar veprimet e Policisë së Kosovës, duke thënë se institucioni duhet t’i bindet Kushtetutës dhe ligjeve, e jo urdhrave politikë.
Ajo ka përmendur Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, duke theksuar se deputetët kanë të drejtë qasjeje në institucionet publike.
Musliu ka thënë se gjatë 16 viteve në Kuvend ka punuar për një Polici profesionale dhe me integritet.
“Ligji është mbi politikën. Kushtetuta është mbi çdo urdhër politik”, ka deklaruar ajo.




