PDK-ja dhe Aleanca i kanë bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të shkojë në Kuvend dhe të mundësojë konstituimin e institucioneve.
Thirrja u bë gjatë protestës së PDK-së para objektit të Qeverisë, ku deputetët opozitarë akuzuan Kurtin se po shmang përgjegjësinë dhe po e mban vendin të bllokuar.
Asamblisti i PDK-së, Demokrat Mujota, tha se institucionet janë ndërtuar me sakrificën e qytetarëve dhe nuk duhet të bllokohen.
Ndërkaq, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, deklaroi se votat për konstituimin e Kuvendit ekzistojnë dhe kërkoi që Kurti të paraqitet në sallë.
“Ne nuk kemi kohë. Kosova ka humbur shumë kohë”, tha Bytyqi./EO/




