Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e sektorit të energjisë dhe Korporatës së Ruajtjes së Energjisë (KRE).
Ajo ka deklaruar se nga viti 2024 deri në gusht 2026, Kosova ka importuar mbi 538 milionë euro energji elektrike, ndërsa KRE, e themeluar në mars 2024, ende nuk ka krijuar kapacitete për ruajtjen e energjisë.
Sipas Bajramit, 142 milionë euro janë importuar në vitin 2024, 259 milionë në vitin 2025 dhe 137 milionë gjatë janar-gushtit 2026.
Ajo ka kritikuar edhe vendimin për kompensimin e anëtarëve të Bordit të KRE-së dhe ka kërkuar që Prokuroria të hetojë, siç e quajti ajo, “mafinë energjetike”.




