Drita luan sonte ndaj Inter Club d’Escaldes në ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Konferencës.
Pas barazimit 2-2 në Prishtinë, gjilanasit kërkojnë fitoren në Andorrë për të siguruar kalimin në fazën e ligës.
Ndeshja zhvillohet në Estadi de la FAF, në Encamp, nga ora 19:00. Gjithçka do të vendoset pas 90 minutave të kësaj përballjeje.




