Një rast i dyshuar i dhunimit seksual është raportuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se institucionet përgjegjëse po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.
Sipas të dhënave të raportuara, një person dyshohet se është dhunuar seksualisht nga tre persona të tjerë. Rasti po hetohet nga organet kompetente.




