Policia ka ndaluar tre persona në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Kosovë nga Serbia.
Sipas Policisë, ata po udhëtonin me një veturë me targa serbe dhe kufirin e kishin kaluar përmes një rruge dytësore, jashtë pikës kufitare.
Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, tre të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt./EO/




