Një foshnjë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e 28 gushtit në Mitrovicë. Rastin në polici e ka raportuar babai i foshnjës.
Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Policia dhe prokuroria po hetojnë rrethanat e vdekjes./EO/




