Shefi i Shtabit të misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneral brigade Chad Daniels, ka vizituar pjesëtarët e misionit që veprojnë në Mitrovicë.
Gjatë vizitës, Daniels pa nga afër punën e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) dhe Ekipeve për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT), të cilat kontribuojnë në sigurinë dhe monitorimin e situatës në Mitrovicë dhe veri të Kosovës.
Ai tha se KFOR-i po përshtat gradualisht praninë e tij në terren, duke ruajtur gatishmërinë, praninë e dukshme dhe komunikimin me të gjitha komunitetet.
Sipas KFOR-it, ndryshimet në pozicionimin e misionit po bëhen në mënyrë graduale dhe të bazuar në kushtet dhe vlerësimet e vazhdueshme të situatës së sigurisë.




