Ish-presidentja Vjosa Osmani ka kritikuar Bashkimin Evropian për qasjen ndaj Serbisë, pas reagimeve në Serbi lidhur me Ratko Mlladiqin, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid dhe krime lufte.
Osmani ka thënë se qëndrimet e Beogradit ndaj Mlladiqit tregojnë, sipas saj, se Serbia nuk ka ndryshuar sa duhet dhe se Evropa është paralajmëruar për këtë.
Ajo ka kritikuar Brukselin për mbështetjen financiare ndaj Serbisë, duke argumentuar se nuk mund të financohet një regjim që, sipas saj, glorifikon kriminelët e luftës dhe mban qëndrime të kundërta me interesat e sigurisë evropiane.
“Pyetja nuk është më nëse Serbia ka ndryshuar, por sa gjatë Brukseli do të vazhdojë të sillet sikur ajo ka ndryshuar”, ka shkruar Osmani.




