Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Women on Boards Adria (WOBA) synojnë të rrisin përfaqësimin e grave në bordet drejtuese dhe të avancojnë qeverisjen korporative në Kosovë.
Në një takim mes përfaqësuesve të dy organizatave u diskutua për përfshirjen e kompanive kosovare në këtë proces, përgatitjen e profesionisteve për pozita drejtuese dhe krijimin e një rrjeti rajonal.
Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, tha se fokusi do të jetë te përgatitja e kandidateve dhe krijimi i mundësive konkrete për gratë e kualifikuara.
Palët u dakorduan të vazhdojnë bashkëpunimin me bizneset dhe institucionet për avancimin e barazisë gjinore dhe standardeve të qeverisjes korporative.




